Jeta Osh Qef
Home

Vrapoi për të vrarë të atin biznesmen, pamjet e krimit “mbushin” rrjetin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Turqi, ku djali i një biznesmeni ka qëlluar mbi të atin me armë zjarri duke e lënë atë të vdekur në vend.

37-vjeçari Erhan Alaca është kapur nga kamerat e sigurisë teksa shkon dhe i afrohet makinës së të atit, ndërkohë që mban në dorë një armë zjarri.

Në kamera shihet edhe një vajzë e re e cila tërhiqet fillimisht nga arma që mban djali, e më pas shihet teksa e trembur përpiqet të gjejë një vend për t’u fshehur.

Erhan Alaca qëlloi me pistoletë të atin Mahmut Alaca, në Mersin të Turqisë, këtë të martë, ndërsa arsyeja  e ngjarjes së rëndë nuk dihet ende.

Biznesmeni Alaca kishte dalë nga shtëpia dhe ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar nga i biri i cili po e priste jashtë rezidencës.

Alaca ra përtokë i gjakosur, ndërsa i biri u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Nuk vonoi shumë që ai të kapej së bashku me armën e krimit.