Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet letra e Ajnshtajnit për studenten 20 vite më të vogël: Në këmbët e saj…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një letër e shkruar me dorë nga fizikanti legjendar Albert Einstein u shtit këtë të martë për më shumë se 100 mijë dollarë në Jeruzalem, si pjesë e dokumenteve që i kishin shpëtuar kohërave.

Letra ishte dërguar në vitin 1928 nga Ajnshtajni gjatë një prej periudhave më emocionuese dhe më "të ndezura" të karrierës shkencore të Ajnshtajnit.

Në këtë kohë ai ishte duke punuar për të arritur një nga zbulimet kryesore shkencore të shekullit të kaluar.

Letra e dashurisë i ishte shkruar Elisabetta Piccini, një studente italiane e kimisë e cila ishte sa gjysma e moshës së tij.

Elisabetta jetonte një kat më poshtë motrës së fizikantit më të njohur të shekullit të kaluar.

Gjatë një vizite në qytet ai ishte shumë i interesuar ta takonte italianen, por studentja ishte shumë e turpshme dhe kishte droje të takonte një njeri më famën e tij.

Në shënim ai shkruante:

Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor."

Gjithashtu në atë letër përmendej një shprehje e tij:

Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa një përpjekje e suksesshme e kombinuar me shqetësim të vazhdueshëm."