Jeta Osh Qef
Home

U zhduk tërësisht, ku ka humbur Kallashi?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kanë kritikuar por në të njëjtën kohë, të gjithë e kanë ndjekur dhe i kanë dëgjuar bëmat e saj të fundit.

E nisi dukjen në televizion si një valltare joshëse në një prej klubeve më të dëgjuara të jetës së natës në Kosovë dhe pasi bëri bujë, u zhduk papritur.

Ku humbi Kallashi? Ajo është larguar edhe nga rrjetet sociale dhe vështirë të gjesh ndonjë gjurmë.

Pak kohë më parë, në "Xing me Ermalin", e reja deklaroi se do hiqte dorë nga kërcimi dhe se nuk do shfaqej më në emisione. Dhe ashtu ndodhi.

Kallashi po qëndron aktualisht në Zvicër ku po jeton jetën në mënyrën më të qetë dhe larg ekranit e vëmendjes së publikut, ndryshe nga siç ndodhte në Shqipëri e Kosovë.