Jeta Osh Qef
Home

Tha se nuk kishte lidhje me kokainën, zbulohen hyrje-daljet e Donaldo Lushajt
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Menaxheri i kompanisë "Arbri Garden" Donaldo Lushaj, i cili është arrestuar pas kapjes së kamionit me 613 kg kokainë, ka bërë shumë hyrje-dalje nga Shqipëria.

Që prej nisjes së 2018 Lushaj ka dalë 6 herë nga Shqipëria. Sipas News 24 të gjashta herët kanë qenë në drejtim të Morinës, ku Lushaj drejtonte dy mjete me targë AA361RH dhe AA471SU.

Kështu konkretisht Lushaj ka dalë që prej datës 2 janar dhe është kthyer në po të njëjtën datë, ka dalë në 13 janar dhe u rikthye brenda ditës, ka dalë më 21 janar dhe është rikthyer një ditë më pas. Gjithashtu ka dalë më 22 janar dhe është kthyer në të njëjtën datë, më 26 janar dhe është kthyer në të njëjtën datë dhe ka dalë më 5 shkurt 2018 dhe kthehet në të njëjtën datë.

Në dëshminë e tij menaxheri i kompanisë ka treguar se kishte katër vite që merrej me menaxhimin e shitjes dhe të blerjes.

Ai ka thënë se kontenierët kanë qenë dy javë me vonesë, kjo pasi ato janë ndaluar për inspektim në portin e Livornos.

Gjithashtu Lushaj tha:

Jam i punësuar nga kompania Arbri Garden për t’u marrë me aktivitetin e kompanisë. Organizoja punën, zgjidhja transportin. Nuk e kisha idenë që kamioni kishte drogë, veç bananeve. Më njoftuan se ngarkesa erdhi, shkova në port."

Lushaj, që ka marrë avokat mbrojtës Maks Haxhian, i cili është një prej avokatëve më të suksesshëm në Shqipëri dhe për rrjedhojë, ndër më të shtrenjtët në treg. Ashtu siç vetë Haxhia deklaroi sot përpara kamerave, Donald Lushaj pretendohet se është një punëtor që paguhet me 250 mijë lekë të vjetra, çka tregon se niveli i tij ekonomik e bën të pamundur marrjen e një avokati që kërkon shuma të mëdha për çështje si kjo e kokainës.

Kompania "Arbri Garden"  konsiderohet si porositësja e kamionit me banane ku u gjet edhe sasia e drogës.