Jeta Osh Qef
Home

Dikur ishin të frikshëm në Champions, Milani dhe Arsenali rikthehen sërish
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arsenal_Milan_CL07-08_LineupMilan dhe Arsenali janë dy ekipe që para disa viteve ishin nga më të fortët në Europë.

Sot këto dy skuadra rikthehen të përballen mes tyre, por kësaj here në kuadër të raundit të 16-të të Europa League.

Natyrisht që kompeticioni nuk është i duhuri për lavdinë e dy ekipeve, por emocionet që po përjetojnë tifozët janë të njëjta.

Sa i përket gjendjes së dy ekipeve, trajneri Gatusso do të ketë vetëm tre mungesa, Conti, Abate dhe Antonelli, ndërsa francezi Wenger, nuk do të ketë në dispozicion Bellerin, Lacazette dhe Monreal.

Takimi fillon prej orës 19:00, ndërkohë këto janë formacionet që pritet zbresin sot në fushë:

Milan: G. Donnarumma, Calabria, Bonuçi, Romagnoli, Rodriguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Suso, Cutrone, Calhangolu; Trajner: G. Gattuso

Arsenal: Ospina, Chambers, Koscielny, Mustafi, Kolasinac, Ramsey, Xhaka, Wilshere, Mkhitaryan, Ozil, Welbeck; Trajner: A. Wenger  /JOQ.al