Jeta Osh Qef
Home

Gazetarja: Nuk lihet burri për një tradhti, s’bëhet qameti
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të ndryshme janë mendimet e femrave dhe meshkujve mbi tradhtinë bashkëshortore. Ka nga ata që nuk e mendojnë fare, e ka edhe të tjerë që tregohen më tolerantë dhe ndoshta, edhe do të falnin nëse zbulonin një tradhti të partnerit/partneres së tyre.

E këtij mendimit të fundit duket se është gazetarja Erjona Rusi, e cila, e ftuar në Top Show, duke folur mbi të bukurën dhe teksa kishte përballë një mis, u shpreh se do të lejonte bashkëshortin e saj të hutohej dhe të kënaqej me një femër të bukur.

Madje, ajo shkoi më tej teksa u shpreh se nuk lihet burri apo gruaja për një tradhti.

Gazetarja deklaroi ndër të tjera:

Të hutohet dhe të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë. Më shumë në sensin që të rrijë me të, të bisedojë me të. Nuk thash të shkojë në krevat me të. T’i ndajmë gjërat. E bukura është e bukur. Nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin në krevat, hallall ta bëftë Zoti. Unë kam besim shumë tek vetja ime, por them edhe këtë tani. E para kurrë mos thuaj kurrë. Unë do thosha që nëse do të ndodhte dhe unë do ta zbuloja, nuk do bëhej qameti. Unë mendoj që nuk lihet burri dhe as gruaja për një tradhti.