Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria ka numrin më të lartë të sëmundjeve, por numrin më të ulët të mjekëve
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo falas, por edhe me probleme të shumta… kjo është panorama e mjekësisë shqiptare.

Shqipëria renditet në zonën e kuqe sipas Indeksit Europian të Shëndetit, pasi është vendi më problematik në sektorin e shëndetësisë dhe ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.

Në vlerësim thuhet:

Shqiptarët shkojnë të doktori vetëm kur janë në gjendje të rënduar, prandaj koha e pritjes në Shqipëri nuk është shumë problem. Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit në pacient për kujdesin jashtë-pacientit.”

Ndërkohë, sipas matjeve të “Global Health Data” Shqipëria ka numrin më të lartë të sëmundjeve në rajon, por ka edhe numrin më të ulët të mjekësve për banorë, ose thënë ndryshe janë 130 mjekë për 100 mijë banorë, niveli më i ulët në të gjithë Europën.

Greqia ka 620 mjekë për 100 mijë banorë, duke qenë shteti me raportin më të lartë mjekë-banorë.

Por mungesa e mjekësve nuk është i vetmi problem që shfaq mjekësia shqiptare, pasi Shqipëria ka treguesit më të ulët të fuqisë blerëse për shërbimet mjekësore, me vetëm rreth 600 dollarë për pacient në vit, ndërsa Norvegjia, Zvicra dhe Luksemburgu e kanë mbi 6000 dollarë në vit.