Jeta Osh Qef
Home

Makina del nga rruga në Tiranë, gruaja e shtrirë në bar bërtet për ndihmë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.

Si pasojë e lagështisë në rrugë, shoferi ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën. Nga përplasja janë shkaktuar dëme në automjet.

Gjithashtu, bazuar në raportimin e qytetarit, tre persona janë plagosur, ndërsa vetëm zonja me bluzë të kuqe ka mundur të dalë jashtë makinës. Fillimisht ajo është shtrirë në bar dhe ka nisur të bërtasë për ndihmë.

Edhe pse kanë kaluar disa minuta nga momenti i aksidentit, ende askush nuk ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.