Jeta Osh Qef
Home

40 milionë euro rrogë, Iniesta braktis Barcelonën dhe firmos te ekipi i ri?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

efe_20131223_170525779Duket se aventurës së Andres Iniestës te Barcelona i ka ardhur fundi. Për yllin spanjoll ka dalë në skenë skuadra kineze e Tianjin-it dhe i ka ofruar fantazistit rreth 40 milionë euro rrogë vjetore, për ta marrë në Azi.

Por oferta e Tianjin nuk mbaron me kaq, pasi klubi i ka premtuar Iniestës, se nëse firmos me ta, do të blejnë edhe 2 milionë shishe verë, nga kantina që mesfushori ka në pronësi të tij.

Andres Iniesta, është pronar i kantinës Bodega Iniesta, në Manchuela, pranë Albacetes dhe vera e tij ka zënë vend në tregjet e shumë vendeve europiane.

Nëse Iniesta pranon të firmosë me Tianjin, do të përfitonte edhe kantina e tij, pasi vera e prodhuar pres saj, do të gjente treg edhe në Kinë, ku jeton një pjesë e mirë e popullsisë botërore.

Kjo ofertë duket e parrezistueshme dhe mesfushori po e mendon seriozisht largimin nga Barcelona, edhe për shkak të moshës së tij.