Jeta Osh Qef
Home

30-vjeçarët e Shqipërisë me nivelin më të ulët arsimor në Ballkan
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që një vend të bëjë progres, duhet që qytetarët të kërkojnë të drejtat e tyre, por që të kërkojë të drejtat së pari duhet t’i dijë ato. E gjithë ky zinxhir nuk mund të funksionojë në një shoqëri të paarsimuar.

Sipas Eurostat, Shqipëria ka numrin më të ulët të të shkolluarve me arsim të lartë në grup-moshën 30-34 vjeç në Ballkan, moshë e cila shumica janë në marrëdhënie me punën.

Vetëm 16-8 % e grupmoshës 20-34 vjeç posedojnë arsim të lartë në Shqipëri, çka përbën nivelin më të ulët në rajon.

Përqindjen më të lartë te të arsimuarve në këtë grup-moshë e ka Mali i Zi me 31%, më pas vjen Serbia me 27.2%, Maqedonia me 24.9 %, Turqia me 23.5% dhe Bosnja me 17.2%. Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2015.

Për rrjedhojë forca e punës në Shqipëri (popullsia në moshën 15-64 vjeç) është relativisht pak e arsimuar në  krahasim me rajonin dhe vende të tjera në zhvillim dhe shumë më pak e arsimuar në raport me mesataren e Bashkimit Europian.

Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar, teksa në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Nga ana tjetër, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë, për shkak të plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Por pavarësisht kësaj situate, familjet shqiptare shpenzojnë shumë për t’u arsimuar në raport me vendet e tjera, shkruan Monitor.

Paguajmë shumë, marrim pak ose aspak…