Jeta Osh Qef
Home

Ilda Bejleri nxehet pas pyetjes për lidhjen me deputetin: Ku qëndron problemi?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh moderatorja Ilda Bejleri përflitet për një marrëdhënie dashurie me deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe në çdo studio televizive që shfaqet nuk i shpëton pyetjes për lidhjen e saj me Balliun.

Megjtihëse çdo herë Ida ka thënë se Klevisin e ka shok shumë të mirë, mbrëmë është pyetur gjatë në “Top Magazine”.

Teksa flitej për politikë, Ervin Kurti pyeti Ildën se me cilën parti ishte, por kjo e fundit e kapi shpejt dhe ia ktheu: Me Partinë e Punës pra.

Ndërkohë që Ervini këmbënguli duke thënë se në një intervistë të para disa kohëve, Klevis Balliu kishte deklaruar se moderatoret që i pëlqejnë më shumë janë Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.

Me një shmangie të lezetshme, Ilda ia ktheu:

Po, e kam lexuar diku, por s’ka asgjë të keqe, ku është problemi këtu? I pëlqen futbolli, me sa duket…”

Por, Ervini nuk mjaftohet me këtë përgjigje duke vijuar ngacmimin, teksa i thotë moderatores se ndoshta Klevisi ka parë fotot provokuese që ajo hedh në Instagram, prandaj i pëlqen Ilda.

Edhe kësaj here doli huq, sepse me një përgjigje diplomate Ilda disi e nxehur tha:

Nuk e kuptoj, ku është problemi me Klevisin? Këto foto i kanë parë të gjithë.”