Jeta Osh Qef
Home

Pse miqtë e ngushtë e vuajnë shumë ndarjen e një çifti?
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një duartrokitje për ta!

Ndarjet mes një çifti mund të bëjnë gjithashtu që dhe  rrethi shoqëror të ndahet plotësisht.

Miqtë e tu nuk i flasin atij personi, e ndaloni rreptësisht, ose ndoshta i vini dhe kusht: "Zgjidh, ose atë, ose mua".

Pjesën më të vështirë e ka shoku i ngushtë, atë që e kemi besnik dhe këshillues, ndaj Joq.al ju fton ta lexoni artikullin në vijim.

Kur është koha për të zgjedhur miqësinë që duhet ndjekur, mund të ndodhin dy situata.

E para është t’u kërkohet atyre të lënë papjekurinë dhe të përballen me ndarjen siç duhet. Dhe e dyta, ai të largohet nga të dy.

Nëse shoku yt i ngushtë preferon të qëndrojë me ty, me siguri që ish-partneri do të imagjinojë situata nga më të ndryshmet, mes të cilave është: "Me siguri ai ka qenë gjithmonë i dashuruar me ty", në këtë mënyrë do të bëjë sikur po e përballon ndarjen dhe nuk i intereson shumë.

Ose, ti mund të mendosh se ai preferon miqësinë me ish-in tënd, sepse është ai që fsheh çdo gjë që bën.

Ky person që ti e njeh shumë mirë, do të dojë më të mirën për ju, së bashku, ose veç e veç.

Mos i vini në një situatë rreziku dhe ta shtyni se kë duhet të zgjedhë.

Pa dashur, do t’i largosh njerëzit dhe e gjitha për shkak të një zemërimi.

Një këshillë në këto raste situatash: Mund të jetë miku i të dyve, por të lutem mos e përdor si spiun që të tregojë çdo gjë që bën, apo thotë ish-i yt.

Nuk është e shëndetshme për askënd! /JOQ.al/

noticia-amigo-amor-pareja-relacion-consejo-separacion