Jeta Osh Qef
Home

Juventusit i rëndon fanella, përmbys për 3 minuta Tottenhamin dhe kualifikohet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

28870480_1944122238967562_7681992166126055328_nQë të ecësh në Champions League, duhet eksperiencë. Sot u vërtetua edhe njëherë. Pas kualifikimit të Real Madridit mbrëmjen e djeshme kundër PSG-së, sot ishte radha e Juventusit.

Kampionët e Italisë janë kualifikuar përballë Tottenhamit dhe iu janë dashur vetëm 3 minuta.

Deri në minutën e 63-të, anglezët po fitonin 1-0 dhe quheshin të kualifikuar, por brenda pak sekondash, Higuain dhe Dybala përmbysën rezultatin duke mbyllur takimin në shifrat 1-2.

Duke qenë se takimi i parë u mbyll në barazim 2-2, me rezultatin e sotëm Juventusi pret biletën për në çerekfinalet e Ligës së kampionëve.

Man City-Basel 1-2

Ndërkaq në ndeshjen tjetër Bazeli fitoi 1-2 ndaj Manchester Cityt, por kjo fitore nuk vlen, pasi "qytetarët" fituan 0-4 ndeshjen e parë. Kështë, djemtë e guardiolës janë ekipi tjetër çerekfinalist.