Jeta Osh Qef
Home

Përmbytet Lungomarja e Vlorës, shëtitorja kthehet në pishinë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stuhia që përfshiu qytetin e Vlorës një ditë më parë, i ka treguar pasojat ditën e sotme.

Në shëtitoren buzë detit, ka ende ujë deti dhe banorët shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë.

Dhe kjo, jo me zemërimin e natyrës, por me punimet që ende s’kanë përfunduar.

Banorët thonë për TCh:

Duhet të ishte mbaruar prej kohësh. Janë bllokuar pusetat. S’është normale kjo situatë”

Projekti, i njohur edhe si “Lungomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro është ndër investimet më të mëdha në qytetin e Vlorës.