Jeta Osh Qef
Home

Aktori i “Portokalli” zbulon pagën marramendëse
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njihet për shumë karaktere në “Portokalli” dhe sidomos për rolin e famshëm të Betim Spërdhimës, por Rezart Veleshnja duket se është shumë i kënaqur jo vetëm nga arritjet profesionale, por edhe ato monetare.

Së fundi aktori ka zbuluar se paguhet shumë mirë dhe është i kënaqur me punën e tij.

I ftuar në “Pop Culture”, Veleshnja ka deklaruar se rroga e tij është sa ajo e të gjithë stafit të emisionit ku ishte ftuar.

I pyetur nëse është materialist, Rezarti u përgjigj se:

 S’jam fare, e di sa e kam rrogën unë? Bashko të Dojnës dhe të gjithë djemve këtu.
Shiko unë kam një pagë shumë të mirë me thënë të drejtën. Sinqerisht përballoj çdo lloj shpenzimi”.