Jeta Osh Qef
Home

Artan Hoxha: Ekuadori është baza e drogës për shqiptarët, porositë i bën një verior
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

hoxha-2-840x440

Duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Maminas, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve latine.

Sipas tij, tashmë nuk kemi të bëjmë me celula të parëndësishme por me grupe të strukturuara kriminale.

I ftuar në studion në "News 24”, Hoxha ka komentuar masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për Arbër Çekaj, duke thënë se sapo të hyjë në Shqipëri, biznesmeni do të arrestohet.

Po ashtu gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.

Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador.

Hoxha deklaroi se

 Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën.
Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador.
Duke marrë parasysh ligjin e ndryshuar masa e sigurisë jepet edhe pa praninë e Arber Çekaj dhe të avokatit. Tani pritet që informacioni ti kalojë interpolit dhe pikave doganore. Fakti që ai ka kaluar nga pika kufitare e Morinës dhe jo për shembull nga Rinasi apo porti i Durrësit pasi kontrolli është më i rreptë e ndërsa në pikën e Morinës kontrollon vetëm njëra palë.
Kjo tregon se Arbër Çekaj e ka nuhatur disi se diçka nuk shkon.
Është fat që ai nuk është kthyer, ai sapo të futet në territorin shqiptar do të arrestohet.
Nuk ishte herë parë që ngarkesa e tij vihej në kontroll. Autoritete italiane i kanë kërkuar të bëhet kontroll me skaner, po ashtu pas kontrollit me skaner është bërë kontrolli me qen kufiri."