Jeta Osh Qef
Home

Mësuesja nga Shkodra rrëfen historinë e dhimbshme: Për mua nuk ka 7 mars derisa…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Festa e 7 marsit gëzoi me siguri shumë mësues të këtij vendi ditën e sotme, të cilët padyshim i japin brezave pasardhës dije dhe njohuri të vyera.

Por për Liljana Luanin nga Malësia e Dukagjinit kjo ditë nuk përbën ndonjë ndryshim.

Ajo është është Misionare e Edukimit të Fëmijëve dhe në këtë 7 mars, veçanërisht e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja shkon në fshatrat më të thella të Shkodrës, shkruan Top Channel.

Prej 16 vitesh një familje është ngujuar në këtë zonë dhe Liljana i jep mësim djalit më të vogël të saj.

Liliana e cila ka nisur të punojë në këtë profesion që në vitin 1981, ka një tjetër lloj humanizmi, nga ai që jo shpesh e gjen tek njerëzit që rroken të bëjnë çdo gjë për pushtet dhe para.

Ajo ka punuar 10 vutet e para në Malësinë e Madhe ku u njoh me bashkëshortin e saj dhe u bë nënë e dy djemve. Ashtu e buzëqeshur dhe plot humor, kjo mësuese tregon histori rrëqethëse që duken të gjalla edhe sot.

 Duke folur për punën që e do aq shumë ajo tregon:

Kjo është një dashuri tjetër, kjo është një përfshirje emocionale e jashtëzakonshme, saqë është e pamundur tua kthesh shpinën. Një herë më ra telefoni dhe një fëmijë i vogël më tha: mësuese dua bukë. Ishte shumë ftohtë dhe shumë shi dhe duhet të kaloja mbi liqenin e Vaut të Dejës me varkë. Bleva disa ushqime, një thes me miell dhe u nisa drejt Rragamit. Liqeni kishte lëshuar aq shumë dallgë saqë kisha frikë. Djali më kishte dalë përpara, nuk m’u hodh në qafë. I thashë: po hajde , a s’po më del para? Jam mërzit shumë, tha dhe filloi të qante. Ça ke i thash? Më kanë shitur gomarin – tha. Edhe unë i thash: Hajt he burrë se do të ketë kenë plak! Ai shtriu duart me nerva dhe tha: Jo, ai ka kenë sa unë. Ai nuk kishte as televizor, asnjë lodër, as nënë as babë, veç gomarin dhe gjyshen. Qau ai, qava dhe unë. Ka fëmijë me problematikë gjakmarrjen duke filluar Kukësi, Dibra, Shkodra Lezha, tani jam në Durrës, në Tropojë. Në zonën e Krujës kam gjet fëmijë që janë krejtësisht të ngujuar. Unë jam në fund të karrierës dhe do mendoja që e kam përmbyll misionin tim si mësuese kur të mos kishte më fëmijë të ngujuar dhe unë të quhesha mësuese Liljana, jo mësuesja e fëmijëve të ngujuar."