Jeta Osh Qef
Home

Meteorologët: Rikthehen reshjet e dëborës, ç’na pret pas disa ditësh
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Janë meteorologët italianë që thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji.

Sigurisht, kjo valë përfshin gjithashtu edhe vendin tonë.

Edhe pse po i afrohemi mesit të muajit mars, duket se pranvera nuk ka ndërmend të duket gjëkundi.

Ekspertët shtojnë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë.

 moti_sot_39944-640x471