Jeta Osh Qef
Home

Të shtëna me armë ndaj makinës në lëvizje, arrestohet 40 vjeçari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_vet1518733710

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shkodër, ku një sherr mes dy personave ka çuar në përplasje me armë.

Njëri prek tyre ka qëlluar me breshëri ndaj një makinë në lëvizje, në Bushat të Vaut të Dejës.

Disa orë pas ngjarjes, Zefjan Çuni, 40 vjeç, është arrestuar, ndërkohë që mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Raportohet se sherri nisi ditën e sotme rreth orës 14:45, në Vaun e Dejës dhe nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë, mund të kishte pasur dhe viktima.

Çuni ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga një tjetër 40 vjeçar, por nuk ka munduar ta qëllojë.