Jeta Osh Qef
Home

S’është martuar akoma, por Ledion Liço po bëhet gati për divorcin?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Ata janë prindër të një djali të vogël të cilin e kanë quajtur London Noor.

Të gjithë e dinë se prezantuesi i Topit dhe trashëgimtarja e familjes Hoxha janë të fejuar prej disa kohësh tashmë, madje shpesh është përfolur për një martesë të mundshme.

Por kur të gjithë janë duke pritur ditën e madhe që çifti do të zgjedhë për t’u martuar, Ledioni ka bërë një parapritë.

Ndonëse ai pret të martohet, Liço duket se do t’i ketë gjërat e qarta nëse për fatin e tyre të keq, martesa do të shkojë drejt divorcit.

Në një postim në Insta Story, Ledioni ka treguar se ishte duke lexuar një artikull reviste që sugjeron si të vishesh në gjyqin e divorcit.

Ai ka shkruar:

Në rast se…"

Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë prezantuesi me këtë postim, por të paktën ai e di ç’të veshë.