Jeta Osh Qef
Home

Nga emigrant në miliarder, si u bë Trump kaq i pasur?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para se të bëhej president, Donald Trump njihej si një miliarder karizmatik që organizonte konkurset e bukurisë dhe zotëronte gjysmën e Nju Jorkut.

Megjithatë, shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë ka një të shkuar shumë interesante.

Trump lindi në Nju Jork më 14 qershor 1946 dhe u diplomua për ekonomi.

Ai u bashkua me biznesin e familjes së tij, të cilët ishin emigrantë nga Gjermania.

Presidenti mori në kontroll kompaninë e pasurive të  patundshme dhe udhëhoqi transformimin e saj nga ndërtimi i  lagjeve të jashtme të Nju Jorkut, në një kompani që xhiron miliarda dollarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Tashmë ai vlerësohet të ketë një pasuri rreth 3.1 miliardë por pak e dinë si u bë Trump kaq i pasur?

Miliarderi ka arritur pasurinë e tij kolosale nëpërmjet investimeve në pasuri të patundshme dhe në media.

Përpara se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara, ai shërbeu si kryetar dhe president i biznesit të familjes nga viti 1971 deri më 2017, duke mbikëqyrur pronat e mëdha të pasurive të patundshme të kompanisë jo vetëm në Shtetet e Bashkuara , por në të gjithë botën.

Trump gjithashtu ka fituar miliarda para përmes reklamave televizive dhe shfaqjeve.

Ai ishte pjesë e The Apprentice" për 14 sezone dhe gjithashtu u shfaq në një serë filmash, duke ndërtuar kështu imazhin e tij dhe duke e prezantuar me mbarë botën.

Madje Trump ka publikuar edhe libra bestselling si "The Art of Deal".

Si President i Shteteve të Bashkuara, Trump gjithashtu fiton një pagë vjetore prej 400,000 $ por e dhuron për bamirësi.

Aktivitetet e tjera të Trump gjatë viteve kanë përfshirë "Miss Universe", "Miss SHBA", "Miss Teen USA", "Trump University"  dhe fondacioni Donald J. Trump.

Ai gjithashtu zotëron edhe një ekip futbolli./JOQ.al/