Jeta Osh Qef
Home

Ilda injoron Mustafa Nanon, i përgjigjet “nxehtë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, moderatori Mustafa Nano kritikoi ashpër gazetaren e "Supersportit", Ilda Bejlerin për veshjen e saj në televizion.

Ai deklaroi se ajo, bashkë me kolegen Bora Zemani vishen njësoj sikur do bëjnë stript dhe jo sikur do prezantojnë emisione.

Gjithsesi, duket se kritikat e Nanos nuk i bëjnë aspak përshtypje Ildës.

Kjo e fundit ka postuar sot një foto në profilin e saj në Instagram ku shihet e veshur me një fustan ekstravagant i cili i reklamon mjaft mirë format e saj trupore.

Pavarësisht fjalëve, Ilda duket se nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga stili i saj.