Jeta Osh Qef
Home

Djali i shqiptares që lufton për ISIS: Dajë eja më shpëto!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Mar 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

201010-me-iraq-unhcr-hcaux-01 Foto ilustruese 

Më shumë se 75 femra shqiptare janë arratisur drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, duke marrë me vete edhe të vegjlit e tyre, të cilët po rriten mes tmerreve të luftës.

E tillë është edhe historia e Ermira Sekiraqas, e cila ka shkuar para katër vitesh në Siri, së bashku me burrin e saj.

Por ky i fundit  cili u vra duke luftuar krah terroristëve dhe që atëherëajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa me dy fëmijët.

E gjendur mes tmerreve, tashmë Ermira po kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë.

Vëllai i saj, Artoni shprehet se e motra e ka kontaktuar në rrjetet sociale dhe se po i përgjërohet ta shpëtojë.

Ai ka dëgjuar edhe zërin e nipit të tij, Ismailit, i cili kërkon ta marrë që aty.

I vogli dëgjohet duke thënë nga ana tjetër e telefonit:  

O dajë eja merre Ismailin, të dua!"

Tashmë Artoni kërkon ndihmën e qeverisë së Kosovës për të shpëtuar të motrën dhe fëmijët e saj nga tmerri ku po jetojnë.