Jeta Osh Qef
Home

Maqedonasit djegin flamurin shqiptar në Shkup
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Wed Feb 28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar protestuesit maqedonas kanë djegur në mes të Shkupit flamurin grek dhe atë shqiptar, duke shfaqur kështu urrejtjen që kanë për shqiptarët.

Këto revolta kanë ardhur si pasojë e negociatave të ndryshimit të emrit.

Protesta u organizua nga shoqata nacionaliste dhe shoveniste “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë”.

Autoritetet shqiptare kanë heshtur përballë një gjesti të tillë.

Protestuesit kërkuan që t’u jepet fund negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament dhe duke manifestuar shovimizmin e tyre edhe me djegien e flamurit shqiptar kombëtar.

Televizioni grek STAR dha pamje nga protesta e djeshme në Shkup kundër ndërrimit të emrit Maqedoni në lidhje me marrëveshjen greko-maqedonase dhe gjatë kësaj proteste u dogj flamuri i Greqisë dhe flamuri kombëtar shqiptar.

Greqia reagoi fuqishëm dhe policia e Shkupit arrestoi njeriun që dogji flamurin grek.

Ndërsa Ambasada e Shqipërisë, kryeministri Rama e futi kokën në rërë si struci dhe heshti, shkruan Tetova Press. Partitë politike shqiptare, deputetë dhe shoqatat e UÇK në Maqedoni flenë gjumë ose më saktë e kanë mendjen tek drejtoritë e punësimit shtetëror.