Jeta Osh Qef
Home

Nina në nevojë për një karrige elektrike, s’ka ecur kurrë me këmbët e saj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Sat Feb 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

28460325_1924315367898795_182274259_o

Nina Papa është një nga adoleshentet e Tiranës, të cilën fati nuk e mbrojti aq sa për të shijuar jetën si moshatarët e saj.

17-vjeçarja është me aftësi të kufizuara dhe nuk mund të ecë me këmbët e saj.

Prej kohësh Nina lëviz me një karrige me rrota, të cilën mundohet shumë ta lëvizë në jetën e përditshme.

Nëse kushdo në moshën e saj ka ëndërr të ketë celularë të teknologjisë më të fundit, apo rroba të bukura e të shtrenjta, Nina nuk ka komoditetin të mendojë për këto gjëra.

Ajo prej kohësh ka dëshirë të ketë një karrige elektrike, që do t’i mundësonte lëvizjet më lehtësisht.

Vajza e re nuk kërkon asgjë më tepër se kaq, pavarësisht se jeton në një familje të varfër ku nevoja për ushqime është shumë e madhe.

Ka qenë miku i saj Andi, i cili ka kërkuar ndihmë pranë JOQ.

Ai shkruan:

Të gjithë në familjen e Ninës janë të papunë, ata kanë nevojë primare për ushqime, por ëndrra e saj është të ketë një karrocë me bateri, pasi motra jonë nuk ka forcën e një mashkulli për t’u ngritur. Ndoshta të gjithë së bashku mund t’ia bëjmë jetën realitet. Ajo jeton në rrugën Aleksander Mojsiu, lagjja nr 10,shkalla 15,apartamenti 1,Zona e Dajtit,Mami i saj quhet Valbona mund ta kontaktoni nr 0698716596. Ne qoftese ne jemi te gjithe te bashkuar motres tone ja kthejme lotet ne buzeqeshje."