Jeta Osh Qef
Home

Kuksiani “pushton” Strasburgun me çifteli
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Feb 21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

olti-vata--730x480

Një i ri nga Kuksi është kthyer në një nga fytyrat më të dashura në Strasburg, falë një vegle muzikore shumë të vyer për shqiptarët e Veriut.

Olti Vata i ka bërë të huajt nga e gjithë bota të dashurohen me çiftelinë, duke iu kënduar “çikave”, dashurisë, luftës apo dhe vdekjes.

24 vjeçari luan muzikë për një publik të veçantë, që nuk paguan por që thjesht duke dëgjuar muzikë pasuron shpirtin dhe harron për pak kohë brengat e jetës së përditshme.

Larg korridoreve të politikës shqiptare që po vonon të na krenojë në Strasburg, Olti po na nxjerr faqebardhë përmes tingujve të çiftelisë.

Olti luan edhe muzikë klasike me çifteli dhe melodia që i pëlqen më shumë është Vallja Hungareze nr5 .

Në një intervistë për "27.al" ai është shprehur se:

Jetoj larg Shqipërisë prej 10 muajsh, por më duket sikur jam larguar për shumë kohë. Mbase është nga malli. Kryej një mision vullnetar në Strasburg. Ne jemi një skuader muzikantësh nga e gjithë bota që bëjmë muzikë për fëmijët kryesisht.
Ne nëpërmjet muzikës mundohemi të rehabilitojmë dhe edukojmë fëmijët me disavantazhe ekonomike, refugjatët, komunitetin Rom, etj.
Bandat muzikore kanë dëgjuar për “Bukuroshen e lalës”, e tashmë këndohet në shumë ambiente festash në lokale me muzikë live, e kanë shumë qejf këtë këngë.
Te huajt, sidomos francezët e duan gjithçka që s’e kanë parë më parë, janë tejet kuriozë. Nganjëherë mendoj që të huajt e duan më shumë se ne vetë shqiptarët çiftelinë. Gjë që është mjaft tragjike.
Ata që merren me muzikë janë shumë të habitur për dyteleshin tonë.
Para një javë arritëm në një marrëveshje me kompozitorin e famshëm të këngës “L’oiseau Et L’enfant”.
Kjo këngë është fituesja e Eurovizion 1977. Kompozitori më ftoi menjëherë në studion e tij për të më sugjeruar që tingulli i çiftelisë të ishte si pjesë e kësaj kënge.
U ndjeva mjaft i lumtur."