Jeta Osh Qef
Home

125 familje shqiptare në izolim prej 5 ditësh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Feb 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshjet e dendura të dëborës duket se kanë paralizuar një pjesë të madhe të Verilindjes së vendit, duke bllokuar një sërë aksesh dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike.

Moti i rënduar ka shkaktuar probleme sidomos në disa fshatra të Bulqizës, ku dëbora ka arritur në mbi një metër.

Prej pesë ditësh 125 familje nga Tërnova në Bulqizë kanë ngelur të bllokuara nga dëbora, zonë në të cilën mungon edhe energjia elektrike.

Sipas "BallkanWeb" 3 mësues nga Bulqiza kanë mbetur gjithashtu të bllokuar në Tërnovë, pasi rrugët janë të pakalueshme.

Edhe pse qarkullimi i mjeteve nga Bulqiza në Tërnovë është i pamundur për shkak të rrugëve të bllokuara, asnjë nga autoritetet nuk ka marrë masa për t’u ardhur në ndihmë fshatrave të izoluar.