Jeta Osh Qef
Home

“Ujqërit e dëborës” stërviten lakuriq në Voskopojë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ata janë të gjithë të rinj e të fuqishëm. Fiziku është pika e tyre e fortë, ndaj kanë vendosur që të vazhdojnë shkollën e Mjeshtërisë Sportive në qytetin e Durrësit.

Por ndoshta asnjëherë nuk e kanë menduar se do të haseshin në këtë shkollë me profesorë të apasionuar pas profesionit të tyre, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të edukuar siç duhet, dhe pse jo, edhe me frymë perëndimore, nxënësit e tyre.

Kështu, djemtë e sporteve si futboll, basketboll e atletikë, kanë vendosur të shkojnë fundjavën që lamë pas në qytetin e Korçës, në Voskopjë, ku kanë kryer stërvitje lakuriq në borë, të ngjashme me stërvitjen e ushtarëve amerikanë.

Mësuesi përgjegjës për futbollin është Erald Lila, për basketbollin është Bekim Abrazhda dhe për atletikën, Admir Dizdari.

Të tre këta mësues, edhe pse e kanë marrë rrogën disa ditë me vonesë, për shkak të problemeve të shumta që po has financimi dhe administrimi i universiteteve në vendin tonë, duket se nuk i ndal asnjë gjë para detyrës së tyre.

Të pyetur nga JOQ.al nëse ndonjëri prej djemtë ishte ftohur apo ishte ndjerë keq, mësuesi përgjigjet me krenari se ata janë "ujqër dëbore" dhe se kjo është më e pakta që mund të bëjnë.