Jeta Osh Qef
Home

Pankartat pikante të protestuesve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Sat Jan 27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protestuesit e opozitës kanë filluar të dalin në shesh që disa minuta më parë, për të marrë pjesë në protestën që do të fillojë rreth orës 12:00.

Në këtë protestë do të marrin pjesë simpatizantë të PD-së dhe LSI-së, të cilët po ngrihen kundër qeverisë Rama.

Në pritje të nisjes së marshimit, protestuesit kanë dalë më pankartat dhe me instalacione në duar, imazhe që tregojnë më së shumti një qeveri të lidhur me krimin.

Pjesë e këtyre instalacioneve është një simbolika e protestës së LSI, e cila ka përdorur një foto të kryeministrit EDi Rama të stampuar në një tepsi. Bëhet fjalë për një foto të hershme të Ramës duke konsumuar makarona. Tepsia është përdorur për shkak se Rama gjatë fushatës ka theksuar se LSI "do pjesë në tepsi".

Gjithashtu disa protestues kanë marrë një divan si instalacion, ku është i ulur kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Elvis Rroshi dhe kriminelët e drogës: Lul Berisha, Moisi Habilaj dhe Klement Balili.

Një tjetër instalacion është ndërtuar me foto e kryeministrit dhe ish-ministrit Tahiri me një kurorë mbretërore me kanabis. Në këtë kurorë janë edhe foto të Frrokut, Durim Keçit etj.

Sipas të rinjve të PD-së kjo është një simbolikë e narko-shtetit.

Gjithashtu disa të rinj të tjerë kanë dalë me rroba burgu dhe me fytyrën e emrave të lartpërmendur.