Jeta Osh Qef
Home

Si po i largon Shqipëria talentet e futbollit? Flet trajneri i grupmoshave, Luga: Më vjen keq kur…
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Jan 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjedhjet në FSHF-sa vijnë e afrohen, por pakkush ka shpresë se këto zgjedhje do jenë zgjidhja e problemeve në të gjitha strukturat dhe grupmoshat e futbollit shqiptar.

Redaksia e JOQ.al ka zgjedhur për të intervistuar një trajner të grupmoshave, pasi mendojmë që nga moshat nis gjithçka.

Duke parë si (keq)menaxhohen talentet shqiptare që në vegjëli, arrin ta kuptosh se ky sistem është i kalbur.

Ergys Luga është trajner i grupmoshave të Fk Kamzës dhe pas kontaktimit nga JOQ.al ka pranuar të flasë troç, sepse koha është të mos heshtim, thotë ai.

Luga

Luga shprehet:

Kur bëhet fjalë për problemet me ekipet e fëmijëve, deri tek të rinjtë, më mirë se trajnerët e tyre askush nuk i di hallet e futbollit tonë. Nje nga shqetesimet me kryesore te futbollit tone qe eshte kthyer tashme ne gangrene eshte ceshtja e terreneve ne te cilat sterviten te rinjte dhe te gjitha ekipet zinxhire duke filluar nga femijet. Mua si trajner nuk me intereson fare ceshtja e presidentit ne FSHF, rendesi per ne ka te investohet sepse po digjen shume talente brenda Shqiperise .
Ka talente pafund tek femijet dhe me te vertete eshte per te ardhur keq sepse nuk kane ku sterviten. Stërvitemi dhe luajmë në fusha kalçetoje, është një shqetësim i madh për mua dhe gjithë trajnerët e tjerë, anembanë Shqipërinë. Nuk mund të rritësh lojtarë të talentuar dhe t’u mësosh rregullat bazë të futbollit, duke i stërvitur në fusha të vogla, duke mos provuar as barin natyral dhe duke i luajtur ndeshjet shpesh duke shkelur rregulloret.”

WhatsApp Image 2018-01-16 at 10.46.40

Ku janë paratë e fondeve që janë të caktuara për t’u investuar tek grupmoshat? Çfarë ka bërë presidenti aktual i FSHS-së në 4 vite mandat?
Këtë nuk e di askush me siguri, por as Kombëtaren nuk mund të na e shesë si sukses të sajin Federata as Kryeministri, pasi gjithçka është arrirë nga kuqezinjtë i aderohet talentin dhe punës së ekipit.

WhatsApp Image 2018-01-16 at 10.47.17

Por, kthehemi tek grupmoshat, ku Ergysi evidenton disa problematika në dukje vogëlsira por që realisht janë për të vënë duart në kokë.

Tranjeri Luga vazhdon:

Duhen respektuar standardet, në një fushë me parametra të caktuar duhet të luajë një numër i caktuar lojtarësh, jo më shumë. Gjithashtu, çdo grupmoshë ka nevojë për përgatitje të veçantë, në fushë të veçantë. Nga mosha 13 vjeç e lart të rinjtë duhet të mësohen të luajnë në fusha me bar natyral, pasi nuk është e këshillueshme që të stërviten e të luajnë vetëm në bar artificial, që në përgjithësi në Shqipëri nuk është aspak cilësor e në parametrat e duhur, ndaj edhe ndodhin dëmtime, apo struktura fizike e futbollistëve deformohet.
Fakti tjeter alarmant eshte qe pas mjekve , arkitekteve dhe inxhiniereve jane te gjithe te rinjte dhe femijet qe merren me futboll qe po largohen nga Shqiperia per ne Zvicer, Gjermani, Belgjike, Itali e shume vende te Europes neper kampe ku zbulohen talente, ku i jepet mundesia te provohen dhe me besoni qe jane perzgjedhur si talente , prinderit i largojne sepse nuk ka kushte me thelbesore dhe arrijne te vleresohen dhe te qendrojne ne ato vende ku me te vertete vleresohet talenti i tyre gje e cila eshte nje “Autogol” per futbollin tone.
Flas per ekipin tim qe ne kupen "Pavaresia" ne Vlore zume vendin e trete ,pata mundesi te takohem dhe te keshillohem me kolege te mi nga Maqedonia e Kosova dhe nuk ishte problem ceshtja e fushave kishin te tjera halle dhe probleme etnike gje e cila nuk i perket futbollit . Jo vetem une por ka shume trajnere te tjere qe i stervisin lojtaret ne fusha Kalcetoje dhe ndeshjet i zhvillojne ne fushe me standart 11 kunder 11 dhe arrijne te kene rezultat gje e cila eshte komplet tjeter. mund ta imagjinoni dot se si do te konkuronin me ekipe te tjera Europiane keta grupmosha nese stervitenin ne fushe te  madhe? Jam i bindur qe Shqiperia do te behej pike referimi i Ballkanit ne te njejtin nivel me Kroacine per prurje talentesh.
Ne te njejtin standart si ne ishte dhe Islanda e cila u perfaqsua bindshem ne Europian dhe tani do te provoje te perfaqsohet dhe ne Kupen e Botes e gjitha kjo ka ardhur fale investimit ne terrene  tek grupmoshat. Nuk kemi nevoje ne per 5 stadiume brenda 8 vitesh ,ne kemi nevoje te investohet tek te rinjte. Nuk kemi nevoje te marim lojtare ne perfaqsuesen e grupmoshave me kushtin qe "nese nuk luajne jasht vendit nuk ka vend ne kombetare". Hidhini nje sy Kombetares se U19 pjesa derrmuese flisnin Italisht me njeri-tjetrin,gjithashtu hidhini nje sy Perfaqsueseve te Norvegji U19,Ukraine U19 dhe Mal i Zi U19 ku ekipi yne kombetar ishte ne grup per eleminatoret e Europianit ku u zhvilluan ne Tirane.
Kishin te gjithe lojtare qe luanin ne kampjonatet respektive dhe arriten te na mundnin bindshem sidomos ekipi Norvegjez 1-7.”

Ergys Luga e mbyll me fjalinë:

Uroj qe te paktën kjo intervistë te shkojë si lajm ne veshin e dikujt qe mund ta dëgjoj me zemër ketë problem te madh.”